Juventusi fillon bisedimet me Lyonin për Ndombelen

24 Dhjetor 2018

Tanguy Ndombele është bërë ndër lojtarët më të kërkuar në Ligue 1.

Mesfushori i Lyon ka shkëlqyer në dy edicionet e fundit dhe është bërë lider i skuadrës.

Falë paraqitjeve të mira me fanellën e Lyonit, Ndombele ka marrë vlerësim nga skuadra dhe tani është zëvendës kapiten.

Këtë edicion francezi është paraqitur në 23 takime, ku ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar pesë asistime.

E kjo formë e lartë nuk ka shkuar huq pa u vërejtur nga skuadrat e mëdha evropiane.

Tanguy Ndombele (Foto: Nathan Stirk/Getty Images/Guliver)

Manchester City e Chelsea po interesohen në Angli, ndërsa garës iu ka shtuar edhe Juventusi.

Mediat italiane kanë raportuar se Zonja e Vjetër ka filluar bisedimet me Lyonin për mesfushorin qendror.

Juventus e sheh reprezentuesin francez si zëvendësues të Matuidit dhe është gati të shpenzojë për të.

Kampioni në fuqi i Italisë ka gati 50 milionë euro për transferimin e 21-vjeçarit në Torino.

Gjithsesi do të jetë tejet i shtirë transferimi i tij duke parë garën e madhe që po zhvillohet për t’i fituar shërbimet e Ndombeles. /Telegrafi/

www.telegrafi.com