Juventusi hidhet në sulm për dy yjet e Anglisë

Juventusi ka shfaqur interes për të nënshkruar me talentin e Manchester City, Phil Foden. Kampionët e Serie A kërkojnë gjithashtu edhe sulmuesin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho. Pavarësisht se Cristiano Ronaldo kryeson merkaton e bardhezinjve, “TuttoSport” pretendon se të rinjtë e Anglisë janë të dy në listën e kërkuar nga ekipi italian. Drejtuesit e Juventusit po planifikojnë një lëvizje për të dy yjet, pasi synimi i tyre është të ulin moshën e skuadrës.  18-vjeçarët konsiderohen si dy nga talentet më të nxehta në planet dhe e ndihmua vendin e tyre në suksesin e Kupës së Botës U17 vitin e kaluar.

Man City planifikon t’i ofrojë një kontratë të re afatgjatë Foden, i cili ka impresionuar në sezonin e fundit. City është i vendosur t’i ofrojë një rritje page nga 3,000 sterlina në 25,000 sterlina në një javë si shpërblim për rritjen e shpejtë të tij në radhët e “Qytetarëve”. Por kjo nuk e ka penguar Juventusin, i cili besohet se shpreson që perspektiva e të luajturit rregullisht mund ta ndihmojë atë ta çojë tek “Zonja e Vjetër”.

Juventusi gjithashtu dëshiron Sancho, i cili u largua nga City për gjigantët e Bundesliga vitin e kaluar. Sulmuesi ka luajtur një rol kyç në fillimin e fushatës së Dortmund duke dhuruar ndeshje mjaft të mira. Pavarësisht se ka luajtur vetëm 124 minuta, Sancho ka siguruar më shumë asiste në pesë ligat më të mira të Evropë. Kjo ka bërë që Juve dhe disa ekipe të tjera të mëdha të kontinentit të fusin në reth të kuq 18-vjeçarin. Gjithsesi Dortmund nuk do të heqë dorë prej tij ndërsa dje njoftoi se Sancho ka nënshkruar një kontratë të re me klubin. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan