Juventusi i bashkohet garës për Marash Kumbullën

31 Maj 2020

Juventusi i është bashkuar garës për transferimin e mbrojtësit të Hellas Veronës, Marash Kumbulla.

20-vjeçari ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave evropiane, derisa klubi italian kërkon 30 milionë euro nga kartoni i tij, raporton La Repubblica.

Napoli, Lazio dhe Fiorentina, Manchester United, Tottenham Hotspuri, Everton, Chelsea, Paris Saint-Germain, Lyon, Rasenball Sportiv Leipzig dhe Eintracht Frankfurt janë të interesuara për mbrojtësin shqiptar.

Tani, mediumi italian bën të ditur se Zonja e Vjetër e mendon seriozisht transferimin e reprezentuesit të Shqipërisë.

Kumbulla ka luajtur standard në këtë edicion për Veronan, duke bërë 18 paraqitje dhe ka shënuar një gol.

Skuadra italiane është e gatshme të shesë atë, derisa nuk heq dorë nga shuma e 30 milionë eurove. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com