Juventusi i magjepsur nga ylli i Fiorentinës

30 Tetor 2018

Juventusi i është bashkuar garës me gjigantët evropian për të siguruar shërbimet e yllin e Fiorentinës, Nikola Milenkoviç. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, e shohin mbrojtësin serb si një alternativë për Matthijs de Ligt. Holandezi është një nga mbrojtësit më premtues në Evropë dhe për të ka shumë interes. Në rast se bardhezinjtë nuk arrijnë një marrëveshje me holandezin do të tentojnë për Milenkoviç. Kampionët e Serie A janë të gatshëm të nënshkruajnë me një qendër të ri si një zëvendësues afatgjatë për Andrea Barzagli, i cili do të mbush 38 vjeç në maj.

De Ligt besohet të jetë objektivi i tyre kryesor, edhe pse Ajax do të kërkonte rreth 50 milionë euro për ta shitur atë dhe ata do të përballeshin me konkurrencën e klubeve të tjera evropiane si Barcelona, United apo edhe Man City. Në këto kushte bardhezinjtë po shohin gjithashtu Milenkoviç, shkruan “Tuttosport”. 21-vjeçari nuk do të vijë me çmim të ulët, por besohet se ka më shumë hapësirë për negociata me “Vjollcët” për shkak të marrdhënies së mirë mes dy kluneve, edhe pse tifozët e Fiorentinës janë anti-Juventus. Të dy klubet kanë bërë biznes në vitet e fundit, me Marko Pjaca duke shkuar në Firence këtë verë dhe Federico Bernardeschi që shkkoi në anën tjetër në vitin 2017. Milenkoviç është lojtari i momentit në Serie A pas performancave të shkëyqlera. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.