Juventusi intensifikon bisedimet për Pogban

21 Maj 2020

Juventusi ka filluar negociatat me Mino Raiola për të rikthyer Paul Pogba në Torino nga Manchester United.

Sipas le10sport.com, bisedimet kanë filluar me seriozitet pas disa muajsh ku kishte vetëm fjalë.

Pogba nuk e ka fshehur kurrë dashurinë e tij për Juven dhe ka pasur një keqardhjeje rreth transferimit të tij prej 105 milion eurosh në Manchester United në verën e vitit 2016.

Real Madrid, Barcelona dhe Paris Saint-Germain nuk duket se janë të gatshëm të paguajnë për mesfushorin, gjë që i vendos Bianconerët në një pozitë më të fortë.

Miralem Pjanic dhe Adrien Rabiot prite ttë largohen, ndërsa Pogba të rikthehet.

Fituesi i Kupës së Botës ka qenë gjithashtu i lidhur me një rikthim në Serie A te Interi.

Pogba ka bërë 178 paraqitje për Juventusin, duke kontribuar me 34 gola dhe 40 asistime. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com