Juventusi interesohet për djalin e legjendës franceze që po shkëlqen në Bundesligë, për sulmuesin duhen 20 milionë euro

04 Qershor 2020

Sipas lajmeve të fundit të raportuara nga mediat italiane, Juventusi në Gjermani nuk po ndjek vetëm situatën e Timo Vernerit. Për sulmin, klubi bardhezi po vëzhgon me vëmendje edhe rritjen e Markus Turam.

Mbiemri për shumë persona mund të tingëllojë i njohur dhe pjesa të cilës do t’i ketë kujtuar diçka, me siguri ka të drejtë: është djali i Lilian, ish-mbrojtësit të Juventusit mes viteve 2001-2006, i cili me sa duket, po reflekton për të ndjekur gjurmët e babait të tij, por në një tjetër pozicion.

Markus, i datëlindjes 1997, ka shënuar me vazhdimësi në Bundesligë me Borusian e Mynshengladbahut (14 gola në të gjitha kompeticionet). Mino Raiola është menaxheri që i kuron interesat: italo-holandezi ka raporte të mira me “Zonjën” dhe kjo mund të luajë në favor të bardhezinjve. Çmimi? 20 milionë euro, të diskutueshme…

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan