Juventusi kërkon fitore ndaj Lazios për ta rikthyer pozitën e parë, formacionet zyrtare

07 Dhjetor 2019

Lazio dhe Juventusi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Zonja e Vjetër është mysafire e klubit kryeqytetas në takimin e vlefshëm për javën e 15-të, i cili zhvillohet në Olimpico nga ora 20:45.

Ekipi i drejtuar nga Maurizio Sarri vjen në këtë ndeshje pas një barazimi befasues me Sassuolon dhe do të tentojë fitoren për të rikthyer pozitën e parë.

Awaiting the Olimpico ?#LazioJuve #ForzaJuve pic.twitter.com/ce0P07TxYE

— JuventusFC (@juventusfcen) December 7, 2019

Në anën tjetër, vendasit e Simone Inzaghit kanë gjashtë fitore radhazi dhe duan ta vazhdojnë këtë formë perfekte për të mbetur në hap me Juventusin dhe Interin.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Lazio: Strakosha; Luiz Felipe, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto, Lulic; Correa, Immobile

Juventus: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi; Dybala, Ronaldo

/Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan