Juventusi kërkon informacion për situatën e Coutinhos

01 Qershor 2020

Gjiganti italian, Juventus, është duke planifikuar të përfshihet në garën për shërbimet e Philippe Coutinhos.

Mesfushori brazilian, i cili është në pronësi të Barcelonës, aktualisht është i huazuar te Bayern Munichu, mirëpo bavarezët nuk do ta transferojnë përgjithmonë.

Klube të shumta kanë shprehur interesim për ish-lojtarin e Liverpoolit, i cili nuk i plotësoi pritshmëritë te Blaugranët, të cilët paguan shuma të majme parash për transferimin e tij.

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Tuttosport bën të ditur se Juventusi është duke menduar të hyjë në garë për nënshkrimin e Coutinhos pasi të mbarojë sezoni aktual.

Lexo po ashtu: Chelsea udhëheq garën për Coutinhon

Në ndërkohë, Barcelona është duke e kërkuar Miralem Pjanicin, prandaj braziliani mund të përfshihet në marrëveshjen e shkëmbimit me boshnjakun. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com