Juventusi kërkon me patjetër yllin e Paris SG

11 Tetor 2018

Juventusi ka identifikuar mesfushorin francez të Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot si një nënshkrim potencial në merkaton e janarit. Trajneri Max Allegri kërkon të ketë më tepër alternativa për të rritur forcën në mesin e fushës dhe francezi qëndron në krye të listës së bardhezinjve. Rabiot ka qenë një objektiv i Arsenalit, Barcelonës, Milan dhe Tottenham në muajt e fundit dhe ka një kontratë që përfundon verën e ardhshme.

Nëse kampionët e Francës nuk arrijnë të gjejnë marrëveshjen me 23-vjeçarin, ai pas janarit është i lirë për të negociuar me çdo klub, pasi në korrik del lojtar i lirë. Dëshira e Rabiot është të largohet nga Ligue 1, pasi kërkon një kampionat më konkurreues dhe e josh kalimi në La Liga te Barcelona. Në merkaton e kaluar gjigantët katalanas bënë disa oferta për të, por klubi francez i refuzoi të gjitha. Trajneri Tuchel e shikon si pjesë thelbësore të projektit që ka nisur, por klubi rrezikon ta humbur si një transferim të lirë në fund të sezonit, pasi rinovimi duket shumë larg. 

“Tuttosport” sugjeron se Rabiot është qëllimi kryesor i Juventusit për në janar, pasi klubi ndoshta nuk do të jetë në gjendje të ndjekë opsionet me kosto më të lartë të Sergei Milinkovic-Savic dhe Paul Pogba. Rabiot, si Aaron Ramsey i Arsenalit, është një nga mesfushorët e volitshëm që mund të jenë në verë falas dhe “Zonja e Vjetër” kërkon të përfitojë. Drejtuesit e Juventusit i shohin këto mundësi si një shans të shkëlqyer për të fituar një lojtar të klasit botëror, pa pasur nevojë të harxhojnë shumat e mëdha që klubet angleze dhe PSG hedhin në tregun e sotëm. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan