Juventusi luan për fitore ndaj Spalit, formacionet zyrtare

22 Shkurt 2020

Spali dhe Juventusi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Zonja e Vjetër udhëton te Spali për ndeshjen e vlefshëm të javës së 25-të në Serie A, e cila zhvillohet nga ora 18:00 në Paolo Mazza.

Ekipi i Maurizio Sarrit vjen në këtë ndeshje pas fitores ndaj Brescias dhe synon fitoren e radhës për të mbajtur epërsinë me Lazion dhe Interin.

Spogliatoi pronti! ??#SPALJuve pic.twitter.com/J1qfnHtTlE

— JuventusFC (@juventusfc) February 22, 2020

Në anën tjetër, vendasit e Spalit gjenden në vend të fundit dhe do të ishin shumë të lumtur me një pikë, pasi kanë katër humbje radhazi.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Te Spali luan nga minuta e parë portieri shqiptar, Etrit Berisha, ndërsa te Juventusi rikthehet Cristiano Ronaldo.

Spal: Berisha; Cionek, Valdifiori, Missiroli, Valoti, Reca, Castro, Strefezza, Petagna, Bonifazi, Zukanovic; 

Juventus: Szczesny; Danilo, Rugani, Chiellini, Alex Sandro; Ramsey, Bentancur, Matuidi; Cuadrado, Dybala, Ronaldo

/Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan