Juventusi me plan të madh për blerjen e dy sulmuesve Milik-Haaland

23 Maj 2020

Juventusi dëshiron sulmuesin Arkadiusz Milik nga Napoli këtë verë, ndërsa plani për blerjen Erling Haaland nga Borussia Dortmund do të vihet në funksion një vit më vonë, por Real Madridi është gjithashtu në garë.

Bianconerët po kërkojnë përforcime në sulm, me Gonzalo Higuain që pritet të largohet në verë nga Allianz Stadium.

Milik është shfaqur si favorit, pasi ai tashmë ka punuar me trajnerin Maurizio Sarri te Napoli dhe kontrata e tij në Stadio San Paolo skadon verën e ardhshme.

Lexo po ashtu: Juventusi në bisedime me Napolin për Milikun

Juve përballen me konkurrencën për reprezentuesin polak, pasi Tottenham Hotspur dhe Chelsea kanë qenë të lidhur gjithashtu me sulmuesin qendror.

Sidoqoftë, gazeta Tuttosport vë në dukje një ‘plan b’ emocionues, i cili ka të bëjë me blerjen e Haaland, duke përdorur klauzolën e tij të lirimit prej 75 milionë euro në qershor të vitit 2021.

Ideja do të ishte ta linin atë te Borussia Dortmund për të fituar përvojë dhe të arrijë pjekuri përpara se ta sillte në Serie A.

Lexo po ashtu: Raiola tregon pse nuk e dërgoi Haalandin te Juventusi

Ky thuhet se është një plan i rrezikshëm, sepse Real Madrid është në mesin e klubeve të përgatitur të garojnë në një vit para kësaj dhe të sigurojë shërbimet e sensacionit norvegjez 19-vjeçar.

Haaland ka shënuar 41 gola në 34 ndeshje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon me dy klubet e tij, RB Salzburg dhe Borussia Dortmund. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan