Juventusi mposht Romën dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

22 Janar 2020

Juventusi ka arritur ta mposht Romën në çerekfinale të Kupës së Italisë me rezultat 3-1.

Zonja e Vjetër e dominoi takimin nga fillimi duke i radhitur rastet para portës.

Cristiano Ronaldo e hapi ndeshjen me një gol të bukur në minutën e 26-të, kur mori një top nga e djathta dhe e përdori shpejtësinë e tij për tu futur në zonë dhe me një goditje të fortë me ta majtën shënoi për 1-0.

RONALDO GOAL JUVENTUS 1-0 FOLLOW FOR LIVE GOALS pic.twitter.com/Gt8DRrjDw1

— HD GOALS LIVE (@HDGoalsLive) January 22, 2020

Në minutën e 37-të Juventusi e dyfishojë epërsinë. Një aksion i bukur i vendasve, ku topi vjen te Rodrigo Bentancur i cili me një goditje të saktë brenda zonës shënon për 2-0.

BENTANCUR GOAL JUVENTUS 2-0 FOLLOW FOR LIVE GOALS pic.twitter.com/7vZ8YnKLtH

— HD GOALS LIVE (@HDGoalsLive) January 22, 2020

Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë, një harkim i bukur i Dogulas Costas gjeti kokën e Leonardo Bonuccit që shënoi për 3-0.

Juventus 3 – 0 Roma
Leonardo Bonucci 💪🖤
2nd assist from Douglas Costa 🇧🇷 pic.twitter.com/luqI6jpL0m

— JuGif (@JuveGif) January 22, 2020

Me të filluar pjesa e dytë Cengiz Under shënoi një gol të bukur, por me ndihmën e Giggi Buffon i cili e shtyu topin në rrjetë (3-1).

A rocket from Cengiz Under 🔥 pic.twitter.com/UCZ9HBODfR

— Sami 🇲🇷 (@SamiZaiiin) January 22, 2020

Ky gol pritej ta hapte ndeshjen, por nuk ndodhi, pasi që deri në fund më gola nuk kishte.

Juventusi me këtë fitore kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com