Juventusi mund t'i largojë pesë lojtarë për ta transferuar Pogban

10 Qershor 2019

Paul Pogba thuhet se është i hapur që të rikthehet te Juventusi, por së pari Bianconerët duhet t’i shesin lojtarët, si Joao Cancelo, Douglas Costa, Juan Cuadrado, Mario Mandzukic e Mattia Perin.

Kampioni i botës me Francën është i zhgënjyer me trajtimin që po i bëhet te Manchester Unitedi, si nga klubi, po ashtu edhe nga tifozët dhe mediat.

Francezi thuhet se është duke e vizituar mjaft shpesh Torinon, sidomos në muajin maj kur shkoi në festën e organizuar nga Andrea Barzagli, që u pensionua nga futbolli në fund të sezonit që lamë pas.

Maurizio Sarri (Foto: Alex Grimm/Getty Images/Guliver)

Sipas Corriere dello Sport, Pogba ia ka bërë me dije Juventusit se është i gatshëm që të rikthehet pas tre vitesh largimi për 105 milionë euro, por që të ndodhë transferimi, duhet të rriten fondet.

Zonja e Vjetër po planifikon t’i largojë disa lojtarë, me Maurizio Sarrin që shumë shpejt pritet ta marrë drejtimin e skuadrës, ndërsa disa lojtarë nuk janë në planet e tij.

Lexo po ashtu: Juventusi ofron njërin nga tre yjet plus para për Pogban

Madje në listën e atyre që mund të largohen është përfshirë edhe Mandzukic, i cili së fundmi e ka rinovuar kontratën, si edhe Douglas Costa, Cuadrado e Perin – të cilët thuhet se nuk janë në planet e strategut italian.

Të gjitha këto largime, thuhet se mund të bëjnë që transferimi i Paul Pogbas të realizohet nga Manchester Unitedi, me këta të fundit që kërkojnë rreth 130 milionë euro. /Telegrafi/

www.telegrafi.com