Juventusi mund t’i transferojë në verën e ardhshme pesë lojtarë nga Liga Premier me parametra zero

06 Shtator 2019

Juventusi po tenton që në afatin e verës 2020 t’i transferojë dy lojtarët e Tottenham Hotspurit, Christian Eriksen dhe Toby Alderwireld me parametra zero.

Gjiganti italian po ashtu po tenton edhe transferimin e tre lojtarëve të Manchester United si, Davdi de Gea, Eric Bailly dhe Nemanja Matic, që u skadon kontrata në verën e ardhshme.

Treshja e Djajve të Kuq kanë hyr në vitin e fundit të kontratës me Gazzetta dello Sport që raporton se Maurizio Sarri është i interesuar në ta.

Tani, Daily Mail raporton se Zonja e Vjetër po tenton që t’i përfundojë marrëveshjet për Eriksenin dhe Alderwireld qysh në janar.

Lexo po ashtu: Tottenhami mund të nënshkruajë me Dybalan në janar

Në këtë afat kalimtar, Bianconerët e transferuan Aaron Ramseyn nga Arsenali dhe Adrien Rabiotin nga Paris Saint-Germian me parametra zero.

Juventusi tashmë njihet si skuadër që i ka si specialitet transferimet me parametra zero, andaj në verë do të tentojë t’i transferojë pesë lojtarët nga liga angleze. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan