Juventusi ndërron mendje, nuk do ta shesë Khediran

11 Gusht 2019

Juventusi thuhet se ka vendosur të mbajë Sami Khediran pasi e ka bindur trajnerin e ri Maurizio Sarrin për vlerën e tij.

Khedira pritej të largohej pasi Zonja e Vjetër e transferoi  Aaron Ramseyn nga Arsenali dhe Adrien Rabiotin nga Paris Saint-Germain, që të dy me parametra zero.

Sidoqoftë, Sky Sport Italia pretendon se ai nuk është më në treg, pasi ka punuar që të futet në planet e Sarrit.

Ky lajm është bërë i ditur nga Romeo Agresti, gazetari i Goal.com, i cili shpjegon se strategu italian i vlerëson lartë cilësitë e gjermanit.

Lojtari 32-vjeçar është kontraktuar me Bianconerët deri në vitin 2021 pasi nënshkroi një marrëveshje të re verën e kaluar.

Lexo po ashtu: Juventusi i frustruar me Khediran

Kalimet te Arsenali dhe Wolverhampton Wanderers nuk u realizuan para se të mbyllej afati kalimtar në Ligën Premier, derisa Khedira shënoi gjatë humbjes 2-1 të Zonjës së Vjetër ndaj Atletico Madrid dje.

Kështu siç po rrjedhë situata, ka të ngjarë që Blaise Mautidi të largohet nga Torino, gjersa kampionët e Serie A-së kanë pranuar oferta nga Kina dhe La Liga. /Telegrafi/

www.telegrafi.com