Juventusi nuk ka paguar gjashtë, por një milion euro për ta liruar Sarrin nga kontrata me Chelsean

17 Qershor 2019

Maurizio Sarri e kompletoi transferimin te Juventusi në fundjavën e kaluar, pas qëndrimit njëvjeçar te Chelesea.

Trajneri italian e fitoi Ligën e Evropës dhe e kualifikoi skuadrën londineze në Ligën e Kampionëve, mirëpo ai nuk vendosi të qëndronte në Stamford Bridge.

Tuttosport raporton se Juventusi ka paguar një milion euro për ta liruar Sarrin nga kontrata trevjeçare që e kishte me Chelsean.

Maurizio Sarri (Foto: Alex Grimm/Getty Images/Guliver)

Edhe pse ishte raportuar se trajneri italian kishte një klauzolë prej gjashtë milionë eurosh, mediumi italian ka bërë të ditur se për të janë paguar vetëm një milion.

Lexo po ashtu: Zyrtare: Sarri, trajner i ri i Juventusit

Sarri pritet që te Juventusi t’i marrë edhe dy lojtarë të Chelseat, si Jorginho dhe Emerson Palmieri, derisa shuma e transferimit për dy lojtarët është 100 milionë euro.

Nga ana tjetër, klubi nga Londra po e kërkon rikthimin e Frank Lampardit në klub, që aktualisht drejton Derby Countyn, si trajnerin e tyre të ri. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan