Juventusi ofron 50 milionë euro dhe një lojtar për Chiesan

13 Maj 2019

Juventusi raportohet se është gati të ofrojë 50 milionë euro plus shërbimet e Riccardo Orsolinit në një marrëveshje paketë për Federico Chiesan e Fiorentinës.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, bardhezinjtë kanë bërë italianin Chiesa objektivin e tyre primar të transferimeve të verës.

Drejtori sportiv i tyre, Fabio Paratici po punon shumë rreth mënyrave për të ulur çmimin prej 70 milionë euro të kërkuar nga Fiorentina.

Lexo po ashtu: Garë e madhe mes skuadrave italiane për Chiesan

Chiesa gjithashtu ka tërhequr interes nga Interi dhe Bayern Munichu, dhe kjo e ka vënë Zonjën e Vjetër në nxitim për të mbyllur marrëveshjen për italianin.

Juventusi thuhet se ka reaguar tashmë duke i ofruar pagë prej pesë milionë eurosh në vit 21-vjeçarit italian.

Chiesa pëlqehet nga shumë klube të mëdha evropiane (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Zonja e Vjetër mendon se oferta e tyre prej 50 milion eurosh plus shërbimet e Orsolinit mund të jetë e mjaftueshme për të bindur klubin toskan për të lëshuar yllin e tyre.

Orsolini aktualisht është në huazim te Bologna nga Juventusi dhe po shkëlqen me klubin bolonjez, duke shënuar katër herë në tetë ndeshjet e fundit. /Telegrafi/

Orsolini duke festuar një gol të tij (Foto: Mario Carlini/Iguana Press/Getty Images/Guliver)

www.telegrafi.com