Juventusi ofron Bernardeschin për Jorginhon

01 Qershor 2020

Juventus raportohet se ka ofruar Federico Bernardeschin në këmbim të mesfushorit të Chelsea, Jorginho.

Sipas Gazzetta dello Sport, një marrëveshje shkëmbimi me Chelseat dhe Juventusi mund të ndodh, pasi Maurizio Sarri po bën presion për afrimin e Jorginhos në Torino.

Në anën tjetër Bernardeschi është i hapur për t’u bashkuar me Blutë e Londrës, duke e bërë të mundur shkëmbimin mes klubeve.

Sidoqoftë, mbetet për tu parë nëse skuadra e Ligës Premier do të heq dorë nga mesfushori i tyre.

Juventusi ka paguan te Fiorentina rreth 40 milionë euro për mesfushorin në verën e vitit 2017, por që atëherë edhe pse është provuar në disa pozicione, nuk ka arritur ta gjejë vetën.

Ai këtë sezon ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asistim. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com