Juventusi ofron Dybalan dhe Alex Sandron për Pogban

27 Maj 2019

Juventusi dëshiron ta ri-transferojë Paul Pogba dhe do t’i ofrojë Manchester Unitedit në këmbim Paulo Dybalan dhe Alex Sandron, raportojnë mediat në Itali.

Mësohet se gjiganti italian dëshiron ta transferojë me çdo kusht 26-vjeçarin, tri vite pasi e shiti në Old Trafford për 101 milionë euro, që të luajë përkrah Crisitano Ronaldos.

Alex Sandro dhe Paulo Dybala (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Sipas Daily Express, Juventusi do të hasë në vështirësi për transferimin e Pogbas, pasi Djajtë e Kuq tani kërkojnë 136 milionë euro.

Por, Zonja e Vjetër është e gatshme që t’i ofrojë dy lojtarë për ta realizuar transferimin e mesfushorit francez në afatin kalimtar të verës.

Lexo po ashtu: Mido: Raiola do ta largojë Pogban nga Unitedi, edhe nëse i ofrojnë shiritin e kapitenit

Mediat raportojnë se torinezët janë të gatshëm që ta ofrojnë dyshen Dybala dhe Sandro, në mënyre që ta rikthejnë Pogban në Allianz Stadium. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan