Juventusi po konsideron transferimin e Iscos

20 Prill 2019

Juventusi po peshon një lëvizje për lojtarin e Real Madridit, Isco, i cili mund të lejohet të largohet nga klubi këtë verë.

Sipas mediumit Calciomercato, kampionët italianë kanë një interes të madh në spanjollin, i cili mund ta shohë të ardhmen e tij larg Real Madridit pas ardhjes së Eden Hazard nga Chelsea.

Zinedine Zidane mendohet të jetë një admirues i madh i Iscos, por po ashtu nuk do të bllokonte një largim, nëse një ofertë e mirë do të vinte në drejtim të tij.

Lexo po ashtu: Nëntë lojtarët që mund të largohen nga Real Madridi

Mediumi italian citon ish-mesfushorin e Juventusit, Andrea Pirlo, i cili ka thënë: “Juventusi ka nevojë për një lojtar si Isco, menjëherë”.

Isco nuk ka pasur hapësirat e mjaftueshme këtë sezon (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

26-vjeçari ishte lënë jashtë dore nga trajneri i mëparshëm i Realit, Santiago Solari – duke mos filluar asnjë ndeshje në La Liga ose në Ligën e Kampionëve nën drejtimin e tij.

Isco ka një kontratë valide në Santiago Bernabeu deri më 2021 dhe ka gjetur rrjetin në fitoret e fundit të ligës ndaj Celta Vigo dhe Huescas. /Telegrafi/

www.telegrafi.com