Juventusi po mendon shitjen e Pjanicit në verë

28 Shkurt 2020

Miralem Pjanic mund të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të verës.

Mesfushori boshnjak është duke kaluar edicionin e tij të katërt me fanellën bardhezi.

Por sipas asaj që ka shkruar La Republica, drejtuesit e Juventusit kanë mbetur të zhgënjyer nga boshnjaku këtë edicion.

29-vjeçari ka kontratë me Zonjën e Vjetër deri në verën e vitit 2023 dhe Juventus po mendon ta nxjerr në shitje në verë.

Miralem Pjanic. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain mbeten skuadra më e interesuar për reprezentuesin e Bosnjës.

Në anën tjetër Juventus synon që nga shitja e yllit të mesfushës të fitojnë mbi 60 milionë euro.

Gjithsesi në garë për Pjanic mund të futet edhe Manchester United pasi edhe më parë janë interesuar për të.

Juventus synon që në vend të boshnjakut ta afroj yllin francez Houssem Aouar. /Telegrafi/

www.telegrafi.com