Juventusi projekton transferimin e Florenzit

13 NĂ«ntor 2019

Juventusi thuhet se është i interesuar në transferimin e Alessandro Florenzit nga Roma.

Kapiteni i Giallorossëve thuhet se dëshiron të largohet nga Olimpico, pasi nuk është i lumtur.

28-vjeçari ka luajtur në vetëm tetë ndeshje në këtë sezon, andaj dëshiron të largohet nga romakët qysh në afatin kalimtar të janarit.

Alessando Florenzi (Getty Images)

Sipas asaj që raporton Calciomercato, Zonja e Vjetër ka shprehur interesim për transferimin e Florenzit.

Lexo po ashtu: Florenzi mund të largohet nga Roma, katër klube i duan shërbimet e tij

Mirëpo, Roma nuk dëshiron ta shesë lojtarin te rivali më i madh në ligë, por e gjitha do të varet nga dëshira e mbrojtësit.

Në garë për transferimin e mbrojtësit janë edhe skuadrat si, Milani, Interi, Sampdoria, Cagliari dhe Fiorentina, derisa Roma kërkon 40 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/

www.telegrafi.com