Juventusi refuzon 75 milionë eurot e Barcelonës për De Ligtin

20 Maj 2020

Barcelona është duke tentuar që me çdo kusht të transferojë Matthijs de Ligtin nga Juventusi në këtë verë.

Sipas asaj që raporton Diario Sport, Blaugranasit i kanë ofruar Zonjës së Vjetër 75 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit holandez.

Por, kampioni nga Serie A nuk e ka shqyrtuar atë, duke e refuzuar menjëherë dhe u ka bërë me dije klubit nga La Liga se lojtari nuk është në shitje.

De Ligt nuk kishte një start të mirë në sezonin e tij të parë në Torino, pasi kishte ngecje në formën e tij që e kishte te Ajaxi para një viti.

Sidoqoftë, Juventusi nuk dëshiron të dëgjojë për ofertat e tjera të Barcelonës, pasi e sheh mbrojtësin si liderin e tyre të ardhshëm në defanziv.

Barcelona tani duhet të fokusohet në Kalidou Koulibalyn, pasi senegalezi ka bërë të ditur se e dëshiron largimin nga Napoli. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com