Juventusi refuzon ofertat për Moise Kean

11 Janar 2019

Moise Kean duket se nuk do të largohet nga kampioni aktual i Italisë, Juventus.

Sulmuesi i talentuar italian nuk ka pasur hapësira këtë edicion nën urdhrat e trajnerit Maximiliano Allegri.

Kean është paraqitur vetëm në dy ndeshje nga banka rezervë dhe kjo situatë nuk është duke i pëlqyer atij.

Bologna, Spal dhe Chievo kanë kërkuar huazimin gjashtë mujor të lojtarit por që këto oferta janë refuzuar nga Juventusi.

Moise Kean. (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

18-vjeçari që menaxhohet nga Mino Raiola nuk ka pranuar ende vazhdimin e kontratës pasi nuk po i garantohen minuta.

Zonja e Vjetër është duke kërkuar një skuadër që ofron mbi 20 milionë euro për talentin e tyre.

Oylpique Marseille, Leeds United dhe Roma mbetën të interesuara për lojtarin por që ende nuk kanë dërguar ofertat e tyre.

Gjithsesi nëse nuk do të vije një ofertë në janar, Juventus do ta presë verën për ta shitur talentin italian. /Telegrafi/

www.telegrafi.com