Juventusi shfaq interes për yllin e ri të Italisë

Drejtuesit e Juventusit janë gati të përsërisin operacionin e Federico Bernardeschi këtë herë për të nënshkruar me Federico Chiesa. Transferimi i Marko Pjaca nga “Zonja e Vjetër”, në Fiorentina u përdor ndoshta për të bërë një hap të parë drejt nënshkrimit me yllin italian në rritje, Chiesa. Pas disa vitesh me marrëdhënie të ndërprera mes dy klubeve, duket se mes drejtuesve të “Zonjës së Vjetër” dhe familjes Della Valle, është rikthyer komunikimi. Verën e ardhshme, Juventusi pritet të bëjë një ofertë zyrtare për anësorin e Fiorentinës. Chiesa është ndoshta objektivi kryesor për bardhezinjtë.

Megjithatë, Juventusi nuk është i vetmi klub pas djaloshit, pasi Interi dhe Milani janë gjithashtu të interesuar për të nënshkruar me 20-vjeçarin e talentuar. Chiesa është djali i ish-sulmuesit të Italisë, Enrico Chiesa, dhe pritet të shkëlqejë më shumë se babai i tij. 20-vjeçari tregoi në ndeshjen me Poloninë se është tepër i rëndësishëm për të kaltrit, pasi ishte protagonisti në barazimin me polakët duke fituar penalltinë e kthyer në gol nga Jorginho. Federico Chiesa e ka nisur mjaft mirë këtë sezon ndërsa ka shënuar 1 gola në dy ndeshjet e para në Serie A me fanellën e Fiorentinës. Ai ishte një objektiv për “Zonjën e Vjetër”, edhe në merkaton e kaluar, ndonëse bardhezinjtë nuk bënë një ofertë zyrtare duke mbetur në kuadrin e ineresimit. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan