Juventusi shkruan për gjendjen e Ronaldos: Është dëmtim shumë i vogël

26 Mars 2019

Juventusi ka njoftuar se Cristiano Ronaldo ka marr një dëmtim të vogël të kofshës duke luajtur për Portugalinë.

Pas dëmtimit u hodhën dyshime se Ronaldo mund të mungojë në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit.

Kjo pasi ai e la në mes ndeshjen ku Portugalia barazoi 1-1 me Serbinë të hënën.

Cristiano Ronaldo. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Megjithatë, një raport mjekësor në faqen zyrtare të Juventusit e konfirmoi se testet kanë treguar vetëm një “dëmtim të vogël” të sulmuesit.

Tashmë mbete pothuajse e konfirmuar që ai do të jetë gati për ndeshjen në Amsterdam.

Lexo po ashtu: Ronaldo pëson dëmtim muskulor, detyrohet ta lëshojë fushën

Megjithëse ndalesa e tij nuk duket të jetë serioze, portugezi do t’iu nënshtrohet më shumë testeve sapo të kthehet në Torino, që të përcaktohet koha e tij e rikuperimit./Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan