Juventusi thuhet se ka arritur marrëveshje edhe me Barcelonën për Luis Suarezin

06 Shtator 2020

Ka raporte në rritje në Spanjë dhe Itali që Juventusi ka rënë dakord për kushtet me Barcelonën ashtu edhe me Luis Suarezin, kështu që transferimi është afër.

Sulmuesi ka pranuar një kontratë me Bianconerët, një marrëveshje dy-vjeçare me opsionin për një vit të tretë me 10 milionë euro neto në sezon.

Megjithatë, tani klubi italian thuhet se ka arritur marrëveshje edhe me Barcelonën për Suarezin.

Lexo po ashtu: Gazeta Marca zbulon detaje nga marrëveshja personale e Luis Suarezit me Juventusin

Sipas Goal.com, Tuttomercatoweb dhe media tjera, Barcelona është e gatshme ta lëshojë Suarezin të shkojë te Juventusi pa ndonjë tarifë transferimi.

Prandaj, Juve do të paguajë vetëm një tarifë nominale kompensimi prej rreth 1.5 milion euro, e ngjashme me marrëveshjen që Barca arriti me Sevillan për Ivan Rakitic.

Lexo po ashtu: Luis Suarez pritet ta bëjë testin e gjuhës për pasaportë italiane  

Mundo Deportivo raportoi se Suarez do të jetë nesër në Konsullatën Italiane për të bërë një test gjuhe si pjesë e aplikimit të tij për pasaportë.

Ai është në gjendje të sigurojë një të tillë sepse gruaja e tij ka prejardhje italiane, kështu që pasaporta do t’i mundësonte atij të regjistrohej në Serie A si një lojtar i BE-së, duke mos marrë një nga vendet e kufizuara për lojtarët ekstra-komunitar. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Shfaq statistikat COVID-19

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com