Juventusi zbulon fanellat e dyta shumë të veçanta për sezonin 2020/21

07 Gusht 2020

Klubi italian, Juventusi kanë zbuluar fanellën e tyre të dytë apo atë mysafire për sezonin 2020-21.

Fanellat u zbuluan në një fotosesion në faqen e internetit të klubit këtë mëngjes.

Është vet faqja zyrtare e klubit që ka njoftuar për kuptimin e këtyre fanellave.

Lexo po ashtu: Juventusi zbulon fanellat e para për sezonin e ri

“Bashkimi midis futbollit dhe artit është tema kryesore në uniformën e re të Juventusit për sezonin 2020/21”,

“Në fanellën mysafire, eleganca është e kombinuar me modernizmin dhe prekja bashkëkohore pasuron një estetikë klasike, të përcaktuar nga ngjyra indigo: një ton blu ekskluziv, i theksuar nga detaje argjendi elegante, duke përfshirë tre shiritat, sponsorët dhe evolucioni i fundit i logos”.

Juventus tani ka hequr fjalën ‘Juventus’ nga logoja e tyre, duke lënë vetëm shkronjën ‘J’, ndërsa në krye të fanellës janë tre yje, ku secili yll përfaqëson 10 tituj të Serie A. /Telegrafi/

Un grande amore lasts forever. ♾

Introducing our new away kit for 20/21 by@adidasfootball – get yours now.#ReadyForSport #createdwithadidas

— JuventusFC (#Stron9er 🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆) (@juventusfcen) August 7, 2020

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com