Ka edhe kështu, Albi Alla i del kundër presidentit Gjici

Kukësi vazhdon me përgatitjet për ndeshjen e turit të dytë në Champions League kundër Qarabag. Përballë është një kundërshtar i fortë, por jo i pakalueshëm thotë mbrojtësi i qendrës Albi Alla, i cili është kthyer në formën e tij më të mirë. Në turin e parë verilindorët mposhtën Valletta-n, por vetëm falë golit në fushën kundërshtare. Presidenti Safet Gjici, nuk u shfaq i kënaqur me lojën që skuadra aplikoi, por Allan beson se në këtë moment më i rëndësishëm është kualifikimi.

“Kualifikimi është një gjë e mirë për ekipin e Kukësit dhe për futbollin kuksian. Shpresoj të kemi një vazhdimësi të mirë. Ky është një ekip i ri, dita ditës po gjejmë veten. Me ardhjen e trajnerit Cungu, do gjejmë edhe qetësinë dhe moralin që duhet. Në këtë moment rëndësi ka të marrësh kualifikimin”, tha fillimisht pogradecari për “Super Sport”.

Deklarata e Gjicit për lojën e bukur – “Edhe vjet Kukësi luajti një futboll të bukur, por nuk arriti të kualifikohej. E rëndësishme është që thjesht të marrësh kualifikimin. Unë jam gjithmonë i gatshëm të jap maksimumin tim për ekipin. Aktivizimi është një çështje që i përket trajnerëve. Detyra ime është që kur të futem të jap më të mirën për ekipin”.

Qarabag – “Përballë kemi një kundërshtar të fortë, do të shkojmë për fitore si në çdo ndeshje. Shpresojmë të kemi fatin dhe Zotin me vete e të kalojmë. Do të shohim ndeshjet e radhës, qëllimi është gjithmonë për sukses por t’i marrim ndeshjet një nga një, të shohim pastaj se ku do të shkojmë. Shpresojmë të kemi sukses dhe të arrijmë grupet”, tha Alla. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan