“Ka gjëra më të rëndësishme se futbolli”, kombëtarja e Kilit anulon miqësoren

14 Nëntor 2019

Nuk është momenti për të luajtur futboll. E thënë me pak fjalë është kjo arsyeja që lojtarët e kombëtares së Kilit kanë vendosur të mos zbresin në fushë dhe të anulojnë miqësoren kundër Perusë në program për t’u zhvilluar në Lima në datën 19 nëntor. Shkak është bërë kriza sociale që po kalon në muajin e fundit vendi i tyre, që është përfshirë nga protestat e shumta.

Download

Ky vendim i futbollistëve kilienë vjen pag ditë, pasi Konfederata e Futbollit në Amerikën e Jugut anuloi finalen e Kupës Libertadores mes Flamengo dhe River Plate që do të luhej në kryeqytetin Santiago më 23 nëntor. “Futbollistët e grumbulluar kanë vendosur të mos e luajnë miqësoren kundër Perusë. Vendimi është marrë bashkë me stafin teknik, që më pas ka lënë të lirë lojtarët të kthehen në skuadrat e tyre vtë klubneve”, lexohet në njoftimin e federatës kiliene. Ndërkohë, në emër të futbollistëve ka folur kapiteni Gary Medel.

5dcc42b9283c2

“Vendosëm kështu si një shenjë vëmendjeje ndaj situatës sociale që po kalon vendi ynë. Jemi futbollistë, por më parë njerëz dhe qytetarë. E dimë që Kili tani ka prioritete më të rëndësishme se një ndeshje futbolli. Ka një sfidë më të rëndësishme, ajo për barazi dhe ndryshim, në mënyrë që kilienët të jetojë si duhet. Mbështesim protestat e njerëzve tanë, por pa dhunë dhe lëndime, si nga ana e protestuesëve ashtu edhe në forcat e rendit”, ka thënë kapiteni i kombëtares së Kilit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com