Ka një çështje te Kukësi, cila është e vërteta?

Elis Bakaj u shit në Bjellorusi dhe në aspektin financiar klubi i Kukësit ka dalë i fituar. Por sikurse dihet ka edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund të kampionatit, çka do të thotë se për trajnerin Peter Pacult nuk ka shumë alternativa në repartin ofensiv. Gjithsesi verilindorët janë të vendosur të bëjnë në njëfarë mënyre. Bakajn momentalisht po e zëvendëson Donjet Shkodra, por nëse Guri do të ketë ndonjë problem çfarë do të bëjnë te Kukësi?

Shumëkujt i shkon mendja tek Amido Balde, gjiganti me një “CV” të pasur, por që me verilindorët është aktivizuar vetëm në tre ndeshje. Paga prej rreth 3 mijë eurosh për një lojtar rezervë është e lartë, por sigurisht që te Kukësi llogaritë i kanë bërë që në fillim, por nuk është se po dalin siç duhen. Në konferencën e sotme për shtyp trajneri Peter Pacult deklaroi se sulmuesi 26-vjeçar ka udhëtuar drejt vendlindjes për disa ditë.

Ky ishte informacioni i përcjellë prej tij, ndërkohë që Balde prej rreth një jave nuk del në stërvitje. Por në klubin verilindor ka informacione kontradiktore, pasi ka nga ata që të thonë se ndodhet në Shqipëri dhe thjesht nuk është përfshirë në listën e stafit teknik për ndeshjen me Luftëtarin. Me sulmuesin duket se ka një çështje dhe mbetet për t’u parë nëse ai do të rikthehet e të stërvitet me Kukësin.

Nuk është se kampionët në fuqi humbasin diçka në aspektin e cilësisë, pasi lojtari nuk është se ofron diçka ekstra që ta “qash” për largimin. Në ndeshjet që ka zhvilluar deri më tani nuk ka lënë ndonjë përshtypje kushedi, por në një moment si ky do të nevojitej të ishte si alternativë e të shërbente për ekipin në ndonjë ndeshje të veçantë, ku centimetrat e tij edhe mund të bënin punë. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan