Ka shumë rivalitet, por Milan ka rënë ‘në dashuri’ me yllin e Premier League

Një numër klubesh në Premier League dhe jashtë vendit janë duke pritur për mesfushorin e Arsenalit, Jack Wilshere, për të marrë një vendim për të ardhmen e tij, sipas burimeve të “Sky”. “Sky Sports News” kupton se Arsenali i ka bërë një ofertë për një kontratë të re 26-vjeçarit dhe tani është vetë lojtari që do të vendosë nëse do ta nënshkruajë apo jo. Wilshere po peshon numrin e mundësive që do të kishte për t’u aktivizuar në ekipin e parë të “Topçinjve” nën drejtimin e trajnerit të ri Unai Emery ndaj minutazhit që do të kishte në ekipe të tjera. Marrëveshja aktuale e Wilshere shkon deri më 1 korrik, duke e lejuar atë të bashkohet me një klub të ri si një transferim i lirë këtë verë. Wilshere ka luftuar me dëmtimet në vitet e fundit, por ka luajtur 38 ndeshje për Arsenalin sezonin e kaluar në atë që u dëshmua të jetë fushata finale e Arsene Wenger në klub.

Arsenali tashmë ka nënshkruar një kontratë të re me mesfushorin me origjinë shqiptare Granit Xhaka, kohëzgjatja e së cilës nuk bëhet e ditur, por është afatgjatë. Gjithashtu drejtuesit e Arsenalit po vazhdojnë bisedimet me klubin e Sampdoria për të nënshkruar me mesfushorin e Uruguait, Lucas Torreira, me të dyja palët në diskutimet mbi shumën e transferimit dhe kërkesën financiare të lojtarit. Kohët e fundit Wilshere është lidhur me një lëvizje në Premier League, me ekipet e Crystal Palace, West Ham, Everton dhe Wolves, që kanë shfaqur interes për shërbimet e tij. Gjithashtu edhe Juventusi ka shprehur gatishmërinë për të siguruar firmën e mesfushorit. Gjigantët e Serie A, në vitet e fundit po i shohin me shumë kujdes lojtarët që u përfundon kontrata dhe kanë arritur të finalizojnë disa marrveshje tepër të rëndësishme. Së fundi është Milani dhe Sampdoria që dëshirojnë të nënshkruajnë me 26-vjeçarin e talentuar, me trajnerin Gennaro Gattuso që kërkon një mesfushor. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan