Ka të dashur, nuk ka problem! Modelja ruse kërkon takim me Ronaldo-n

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
8 Shkurt 2018 17:01

Modelja ruse, Tanya Mityushina ka shprehur dëshirën për të darkuar me Cristiano Ronaldo-n. Fakti që ai ka një të dashur, nuk ka problem...

Në një intervistë për portalin amerikan TMZ, modelja 24-vjeçare ka zbuluar se personi që do të dëshironte të që të ndryshonte stilin, është ylli portugez i Real Madrid. Por, nga ana tjetër ai shtoi se ai “është djalë i përsosur” dhe i kërkoi gazetarit që t’i dërgonte një përshëndetje të ngrohtë. Ajo ka qenë vitin e kaluar imazh i “Sports Illustrated”, ku ka realizuar një set fotografik të suksesshëm dhe tejet “të nxehtë”.

Tanya, ka punuar për agjencitë më të famshme dhe të suksesshme të modelingut në botë Victoria's Secret, Guess, Bebe dhe Intimissimi, një firmë në të cilën ajo zëvendësoi ish-të dashurën e sulmuesit 33-vjeçar, Irina Shayk, në 2010-ën. Ndërkohë po pret ftesën e kapitenit luzitan ..../EDS/

Melissa, femra me trupin më seksi në botë

Ti mund ta lexosh kete ne 0 min.
19 Shkurt 2018 14:40

Melissa Giraldo, si shumë kolumbiane të tjera, asnjëherë nuk e ka fshehur pasionin që ka për Falcao-n. Përkundrazi, është një nga fanset e tij më të çmendura.

Portali francez "Pure People" e ka shpallur modelen femrën më seksi me bikini në botë. E suksesshme si modele, por nga ana tjetër edhe si aktore dhe prezantuese televizive. Melissa është e pasionuar pas palestrës dhe për këtë ushtrohet në palestër dhe bën joga për të mbajtur trupin në formë. Siç mund të shikoni dhe në fotogalerinë që po ju ofrojmë, modelja ka me të vërtetë një fizike. /EDS/

Raquel ngushëllon portierin e Porto-s

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
19 Shkurt 2018 13:32

Iker Casillas nuk luajti në ndeshjet e fundit në kampionat dhe Champions, pasi vendin e tij e zuri i riu Jose Sa. Megjithëse ishte titullar, gjërat nuk shkuan edhe aq mirë me 25-vjeçarin, i cili pësoi 5 gola në përballjen ndaj Porto-s.

Një rezultat që është kritikuar shumë nga tifozët, të cilët janë shprehur të zhgënjyer me zgjedhjen e trajnerit dhe paraqitjen e gardianit portugez. Për fat të mirë, Rachel, partnerja e tij, ka gjetur një mënyrë të mirë për t’a ngushëlluar atë. Modelja e “PlayBoy” pret të sjellë fëmijën e saj të parë me Jose. Përmes një postimi të bërë në profilin e saj në “Instagram” shoqëruar me foto, bukuroshja shkruan: “ Unë pashë tek ty një pjesë që më mungonte mua dhe zbulova se mes ëndrrës dhe realitet, ekziston një hapësirë që quhet lumturi. Të dua shumë, jam gjithnjë e jotja”.

Tani, Raquel është një “rivale” e fortë për bashkëshorten e portierit spanjoll të Porto-s, Sara Carbonero. /EDS/

NBA/ LeBron James udhëheq skuadrën në fitoren e All Star Game

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
19 Shkurt 2018 10:01

LeBron James dhe Kevin Durant u turrën drejt Stephen Curry në sekondat e fundit, duke e ndalur gjuajtësin më të mirë të NBA-së që të gjente vetëm një hapësirë për të tentuar një 3 pikësh.

Por ajo që të bën më shumë përshtypje është fakti që në një ndeshje të All Star Game u luajt edhe në mbrojtje. Por kjo ishte vetëm një nga surprizat emocionuese të krijuara nga dueli i yjeve të kampionatit të basketbollit më të ndjekur të botës.

Ndeshja e yjeve përfundoi me fitoren e Team LeBron 148-145 kundër Team Stephen. Në “Staples Cente” të Los Angelos-it, emocionet ishin të jashtëzakonshme, ndërkohë që në stadium ishin të shumtë personazhet e famshëm të botës.

Këtë herë, skuadrat u përzgjodhën nga LeBron James dhe Stephen Curry në një format të përmirësuar, duke mos u bazuar më të ndarjet midis Lindjes dhe Perëndimit. Lojtari më i vlerësuar i lojës (MVP) u zgjodh LeBron james, i cili realizoi 29 pikë, 10 ribaunde dhe 8 asiste. Kjo është hera e tretë që ai e fiton këtë çmim në histori.

Tomic i jep fund lidhjes me modelen superseksi

Ti mund ta lexosh kete ne 0 min.
18 Shkurt 2018 15:02

Historia e dashurisë së Bernard Tomic me Emma Blake-Hahnel duket se ka përfunduar. Ish e dashura e tenistit australian është një femër tejet e bukur dhe seksi. Kjo duket edhe në fotot e shumta që poston në rrjetin social "Instagram".

Duket se 25-vjeçari i ka thënë tashmë "lamtumirë" partneres së tij, ashtu siç shkruajnë dhe mediat e huaja. Megjithatë, mbase kjo është thjesht një "lojë" për t'a frikësuar modelen Emma. /EDS/