Kaçe: Jemi pretendent, me tifozët titulli vjen te Panathinaikos

20 Shtator 2018

Ergys Kaçe e ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe tani është gati për të dhënë më të mirën te klubi i tij Panathinaikos. Në suksesin 3-1 në transfertë kundër Larissa mesfushori i kombëtares shqiptare bëri një performancë mjaft të mirë dhe tani shpreson të vazhdojë me këtë ritëm. Gjatë një interviste për mediat greke, korçari u shpreh se skuadra gëzon një formë të mirë dhe është një pretendente për të rivalizuar për titullin kampion. Panathinaikos ka grumbulluar 9 pikë në tre ndeshjet e para, por në klasifikim ka vetëm tre pikë për shkak të dënimit nga federata.

“Nuk dua të flas shumë për veten time. E rëndësishme është që ne kemi luajtur mirë në takimin e fundit. Kemi luajtur në një fushë të keqe dhe ishim të gjithë në nivelin e duhur. Unë jam shumë i lumtur që morëm tre pikët në transfertën e shkuar”, tha Kaçe.

Objektivi – “Unë besoj te titulli kampion me Panathinaikos. Kam qenë edhe në sezonin e shkuar këtu, e di që ka lojtarë të mirë. Kemi edhe një trajner të mirë gjithashtu”.

Përforcimet në merkato – “Kemi ndryshime në skuadër dhe jemi shumë të mirë, edhe në lojtarët e pankinës. Kjo falë punës së trajnerit. Njerëzit duan të shohin një skuadër të mirë dhe ata besoj se e shohin se ne po japim gjithçka”.

Tifozët – “Unë mendoj se Panathinaikos pa tifozët, e humbet kuptimin. Në një moment të vështirë, tifozët duhet të na japin përkrahje me mesazhet e tyre dhe sëbashku, si një familje e madhe, duhet të ecim përpara”. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan