Kahn: Buffon tek PSG? Unë dyshoj për këtë zgjedhje

Gianluigi Buffon u bashkua me Paris SG këtë verë pas 17 vjetësh në Juventus. Në intervistën e tij për “Kicker”, ish-portieri Oliver Kahn shpjegoi se nuk e kuptonte këtë zgjedhje. Për të, legjenda italiane padyshim dëshiron të fitojë trofeun e Champions League. “Buffon vendosi të shkojë në Paris në moshën 40 vjeçare si një legjendë e Juventusit, unë dyshoj në këtë zgjedhje, por ai dëshiron ta fitojë këtë Ligë të Kampionëve, por një rol spektator në pankinë sigurisht nuk përputhet me pritjet e tij”, u shpreh gjermani.

Pasi e nisi sezonin mes shtyllave, Buffon është ulur në stol nga trajneri Thomas Tuchel, i cili preferon më tepër portierin e ri të dalë nga akademia e Paris SG, Alphonse Areola. Ish-portieri i Bayern Munchen foli edhe për trajnerin e ri të PSG, Thomas Tuchel, i cili e ka nisur mjaft mirë kampionatin në Ligue 1 duke marrë pesë fitore në pesë ndeshjet e para.

“Nënshkrimi i Tuchel me Paris SG do të tregojë nëse ai renditet ndër trajnerët më të mirë në botë apo jo. Në klubet e tilla të mëdha, një trajner duhet të merret me të gjithë mjedisin, jo vetëm me yjet si Neymar”, shtoi Kahn, që ka fituar gjithçka në karrierën e tij me Bayern. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.