Kahn: Kjo skuadër nuk di të reagojë

Kritikat nuk kanë fund për Gjermaninë pas paraqitjes terpër zhgënjyese në ndeshjen kundër Meksikës, të humbur 1-0. Legjenda e portës Olver Kahn i është bashkuar komenteve negative për atë që skuadra e drejtuar nga Joachim Loë tregoi ndaj meksikanëve. Ai u përqendrua më tepër të kaosi i krijuar në mbrojtjen gjermane, jo vetëm në momentin e pësimit të golit.

“Sidomos në pjesën e parë, meksikanët i ekspozuan vazhdimisht problemet që ne kemi në mbrojtje, dhe që nuk i mësuam në ndeshjen e sotme, por diheshin që para nisjes së Kupës së Botës”, tha ish-portieri i Gjermanisë dhe Bayern Munchen për ZDF. “Skuadra nuk di të reagojë siç duhet. Nuk është sekret që ne kemi probleme kur një skuadër luan në mënyrë aq kaotike saç bëri Meksika”.

Kahn nuk u kursye as në drejtim të dy lojtarëve të krahëve, Julian Draxler dhe Thomas Müller. “Sami Khedira dhe Toni Kroos nuk ndihmohen aspak nga Draxler dhe Müller dhe kjo bën që ata, nga ana e tyre, të mos jenë në gjendje të japing ndihmën që pritet prej tyre në fazën mbrojtëse, duke lënë shpesh zbuluar Jerome Boateng dhe Mats Hummels”, shtoi Kahn.

****************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.