Kai Havertz, objektivi kryesor i Real Madridit

20 Maj 2020

Klubi i madh spanjoll, Real Madridi thuhet se e ka bërë yllin e Bayer Leverkusenit, Kai Havertz, njërin nga objektivat kryesor të transferimeve të verës.

Mesfushori me tipare sulmuese është bërë një nga perspektivat kryesore në Evropë, pas shkëlqimit të tij në Bundesliga me klubin gjerman.

Paraqitjet e tij të mira me gola dhe asistime kanë bërë që shumë klube të mëdha evropiane të vihen pas transferimit të tij.

Lexo po ashtu: Bayer Leverkusen kërkon 100 milionë euro për Havertzin

Sipas mediumit francez Le10Sport, Real Madridi tashmë po kërkon të lëvizë për yllin e Leverkusenit.

Është trajneri Zinedine Zidane, i cili e pëlqen shumë reprezentuesin gjerman dhe e ka bërë objektiv kryesor për afatin e verës.

Havertz pëlqehet shumë edhe nga rivalët e Barcelonës dhe klubet angleze si Liverpooli, Arsenali dhe Manchecter Unitedi. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com