Kaka: Besoj se Neymar mund ta fitojë Topin e Artë 2020

07 Shkurt 2020

Legjenda e Brazilit, Leita Kaka beson se bashkëkombësi i tij, ylli i Paris Saint-Germain, Neymar, ka shanse të fitojë Topin e Artë të vitit 2020.

Ish-ylli i Milanit dhe Real Madridit, Kaka është i aftë të emërohet lojtari i madh, pasi ka fituar Topin e Artë në vitin 2007, vit ku ai u zgjodh edhe lojtari i vitit nga FIFA.

Neymar, ndërkohë, kurrë nuk ka shijuar një njohje të tillë, dhe ndërsa ai pohon se fitimi i çmimeve individuale nuk është përparësia e tij, ekziston një ndjenjë që lojtari më i shtrenjtë në botë do të shijonte një vlerësim të tillë.

Lexo po ashtu: Rikthimi i Neymarit në majë – shënon më shumë se sa që shënonte te Barcelona dhe Santosi, ndërsa ka statistika fenomenale me PSG-në

Kaka beson se është e mundur që 28-vjeçari të mund të ndiqte gjurmët e Lionel Messi, i cili fitoi Topin e Artë të gjashtë në fillim të këtij viti, duke e tejkaluar rivalin e tij, Cristiano Ronaldo, në këtë garë.

“A besoj se Neymar mund ta fitojë atë në vitin 2020? Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë, nuk ka dyshim për këtë”, ka thënë fillimisht Kaka për AFP.

Kaka dhe Neymar ishin bashkëlojtarë te Brazili

“Ajo që ai ka nevojë tani është të fitojë një titull ekipi dhe të jetë një nga protagonistët kryesorë të kësaj arritje”.

Në të vërtetë, Kaka madje shkoi aq larg sa tha se nëse PSG do të fitonte Ligën e Kampionëve, Neymar “me siguri do të fitonte Topin e Artë”. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan