Kaka: I lumtur sa herë vij te Milani, tani do jemi më afër

Ricardo Kaka beson se Milani është futur në rrugën e duhur dhe se tani do t’i rikthehet sukseseve. Ikona e kuqezinjve është rikthyer sot në Milano, ku ai pritet që të marrë një detyrë në klub, sepse dëshiron që të mësojë më shumë e të nisë një rrugë të re në karrierën e tij.

Braziliani është entuziast, ndërsa tregon për marrëdhëniet me Leonardon dhe Maldinin.

“Jam shumë i lumtur çdo herë që mund të vij këtu. E pashë ndeshjen kundër Napolit dhe shpresojmë që të jetë një sezon i mirë për klubin. Flas shpesh me Leonardon sepse ne jemi shok, por ne ende nuk kemi biseduar për rolin që unë do të kem në skuadër. Por për momentin prioriteti im janë fëmijët që jetojnë në Brazil. Duhet të jem pranë tyre. Me Leon dhe Paolo Maldinin do të afrohem edhe më shumë te Milani. Dua të kuptoj se çfarë më pëlqen të bëj tani në botën e futbollit. ”, deklaroi Kaka.

Në vazhdim, ai u ndal te trajneri i ri, Gennaro Gattuso.

“Gattuso? Jam shumë i lumtur që ai është trajneri i Milanit. Ai ka shumë vrull dhe përkushtim përveçse një filozofi për t’u vlerësuar sa i përket të punuarit. Tani të shpresojmë që të vijnë rezultatet për të. Do të jetë shumë bukur që të kthehem në ‘San Siro’ Pres një fitore në takimin kundër Romës.”, përfundoi ikona e “Djallit”. Kaka pritet që të marrë detyrën e zbuluesit të talenteve, pasi nuk dëshiron të jetë larg fëmijëve në Brazil./EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan