Kaka: Një ditë do të kthehem te Milani

29 Nëntor 2018
Kaka: Një ditë do të kthehem te Milani

Ricardo Kaka ka një dashuri të madhe për Milanin. Ikona braziliane e futbollit tha se ai është i sigurt se një ditë do të rikthehet që të punojë me kuqezinjtë, edhe pse nuk e di se kur kjo do të ndodhë.

Realisht një ofertë për t’u rikthyer te “Djalli” ka pasur për fituesin e “Topit të Artë” nga dy drejtuesit, Leonardo dhe Paolo Maldini, por ai refuzoi pasi si synim kishte përkujdesjen për familjen e tij në Brazil.

“Momentalisht jam i përqendruar në projekte të tjera dhe kam udhëtuar në shumë vende.  Marrëdhënia ime me Milanin është shumë e afërt, ne jemi gjithmonë afër njëri-tjetrit, por nuk e di se çfarë do të ndodhë.  Por unë do të kthehem, gjëja e vetme që e di sigurt është se do të punoj atje një ditë, por nuk e di se kur.”, deklaroi braziliani.

Një nga futbollistët më të suksesshëm të “Djallit’, Kaka, ka luajtur në total 307 ndeshje, ku ka shënuar 104 gola dhe ka dhënë 65 asiste.

Ai e ka fituar me kuqezinjtë 1 Champions League, 1 Serie A, 1 UEFA SuperCup dhe 1 FIFA Club World Cup./EDS/

*************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.