Kale: Më kishte munguar futbolli, mendojmë për Ligën e Evropës

Elton Kale ndihmoi në shënimin e golit të fitores nga kapiteni Bushiç kundër Partizanit. Braziliani ishte i pandalshëm nga krahët, ndërkohë që u kthye në fushë pas disa muajve jashtë.

 “Pas 4 muajsh tani luaj dhe jam i lumtur. Jam futbollist prej 10 vitesh dhe është hera e parë që mungoj kaq kohë, as dëmtime nuk kam pasur që kam qëndruar jashtë. Kam luajtur sot dhe jam i lumtur që luaj përsëri futboll. Në fushë jam i lumtur, nuk është thjesht çështje parash apo gjërash të tilla, thjesht që luaj. Është e vështirë të mendosh për më larg. Ka shumë ndeshje, do të mundohemi të shkojmë në Ligën e Evropës, nuk mund të mendojmë për kampionat, siç duan fansat. Por duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje, lojtarët e dinë situatën, trajneri, të gjithë.

Kam qëndruar në tribunë, jam stërvitur për të luajtur por kam qëndruar në tribunë,. Kur shkon më pas në fushë është më e lehtë, të luash me pasime, gjuash, e të gjitha. Unë mundohem për çdo ndeshje, për tifozët, unë mundohem të luaj për këtë. Është magji kur zbret në fushë, ndeshje pas ndeshje. E bëj që të vijnë njerëzit, që tifozët të vijnë është mirë për futbollin shqiptar, nuk duhet që të shohin vetëm Itali, Gjermani, etj, të shohin edhe futbollin shqiptar”, tha Kale për Supersport. /EDS/

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.