Kalendari/ Ja datat për javët e mbetura të Superligës! Finalja e Kupës së Shqipërisë do luhet më 2 gusht

13 Maj 2020

Menjëherë pas vendimit që doli pas takimit mes FSHF-së dhe presidentëve të klubeve të Kategorisë Superiore, Sektori i Garave në federatë i është përveshur punës për të përpiluar kalendarin për 10 javët e mbetura të sezonit.

Takimet do të nisin të mërkurën e 3 qershorit dhe do të mbyllen të mërkurën e 29 korrikut. Natyrisht që gjtihçka do të varet nga vullneti i qeverisë për të rikthyer apo jo aktivitetet sportive në vend pasi të jetë bindur nga protokolli higjieno-sanitar i federatës dhe mundësisë së klubeve për t’iu përmbajtur me rigorozitet atij.

Gjithashtu veç kalendarit të superiores është përcaktuar dhe pjesa e mbetur e ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë. Takimet çerekfinale do të zhvillohen më 10 dhe 24 qershor, gjysmëfinalet më 1 dhe 15 korrik, ndërsa finalja më 2 gusht.

Kalendari i plotë:

3 qershor, java 28
Kukësi – Luftëtari
Partizani – Skënderbeu
Flamurtari – Vllaznia
KF Laçi –Teuta
Bylis – Tirana

7 qershor, java 28
Luftëtari – Tirana
Bylis – Teuta
Laçi – Vllaznia
Flamurtari – Skënderbeu
Partizani – Kukësi

14 qershor, java 29
Teuta –Tirana
Kukësi – Flamurtari
Skënderbeu – Laçi
Vllaznia – Bylis
Partizani – Luftëtari

21 qershor, java 30
Luftëtari – Teuta
Tirana – Vllaznia
Bylis – Skënderbeu
Laçi – Kukësi
Flamurtari – Partizani

28 qershor, java 31
Skënderbeu – Tirana
Vllaznia – Teuta
Partizani – Laçi
Kukësi – Bylis
Flamurtari – Luftëtari

4 korrik, java 32
Luftëtari – Vllaznia
Teuta – Skënderbeu
Tirana – Kukësi
Bylis – Partizani
Laçi – Flamurtari

12 korrik, java 33
Partizani – Tirana
Kukësi – Teuta
Skënderbeu – Vllaznia
Flamurtari – Bylis
Laçi – Luftëtari

18 korrik, java 34
Luftëtari – Skënderbeu
Vllaznia – Kukësi
Teuta – Partizani
Tirana – Flamurtari
Bylis – Laçi

25 korrik, java 35
Laçi – Tirana
Flamurtari – Teuta
Partizani – Vllaznia
Kukësi – Skënderbeu
Bylis – Luftëtari

29 korrik, java 36
Luftëtari – Kukësi
Skënderbeu – Partizani
Vllaznia – Flamurtari
Teuta – Laçi
Tirana – Bylis

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com