“Kam frikë për fëmijët”, kërcënime me vdekje dhe plumba në zarf për presidentin e Serisë A

08 Tetor 2020

Presidenti i Sampdoria, Masimo Ferrero është i frikësuar së bashku me familjen e tij, pas kërcënimeve të marra së fundmi.

Numri 1 i klubit xhenovez është detyruar të shkojën në polici dhe të bëjë një denoncim, se ka marrë kërcënime me vdekje dhe i kanë dërguar me zarf plumba në shtëpinë e tij. E gjitha kjo mendohet se ka ndodhur nga dështimi i marrëveshjes për kalimin e Sampdorias nga Ferrero në pronësinë e Xhanluka Viali. Pas kërcënimeve të shumta, së fundmi në një intervistë Ferrero është shprehur: “Unë bashkëjetoj me të keqen, por vazhdoj rrugën time.

Sigurisht, do të ishte më mirë të mos i merrja këto kërcënime sepse kurrë nuk e dini me kë kam të bë. Kush më kërcënon është i padukshëm, nuk e di kush janë urdhëruesit, por unë vazhdoj drejt me punën time, duke u përpjekur të bëj më mirë. Kam frikë për fëmijët e mi, vetëm kjo, por puna më kënaq dhe nuk më bën të mendoj për njerëz të cilët, nëse bëjnë atë që bëjnë, kanë disa probleme. Le të vijnë të ma thonë në sy, u dua të mirën të gjithëve”, u shpreh Ferrero. Ky i fundit përveç kërcënimeve është përballur edhe me banderola fyese në drejtim të tij.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com