“Kam ndenjur në dhomë derisa u qetësova”, futbollisti shqiptar tregon si e kuptoi që kishte koronavirus

18 Mars 2020

Futbollisti i ekipit kombëtar U-21 të Kosovës dhe ekipit të dytë të Hannover 96, Valdrin Mustafa, ka bërë të ditur se ai e kishte kuptuar se është infektuar me koronavirus, pasi ishte ndierë i bllokuar në fyt dhe gjoks.

Futbollisti 22-vjeçar, i cili ka përfaqësuar edhe ekipin e grumpshave të reja të Shqipërisë edhe të Kosovës, luan për ekipin e dytë të Hannover 96, në ligën e nivelit të katërt në Gjermani. Të martën u bë e ditur se ai është infektuar me koronavirus.

Pikërisht në skuadrën e Hannover 96, ku në ekip të parë luan edhe Florent Muslija i cili ka dalë negativ në testin për koronavirus, është identifikuar edhe dy raste tjetër me koronavirus, Timo Hubbers dhe Jannes Horn.

“Unë lajmin e kam kuptuar në mëngjes dhe në një farë mënyre e kam pritur sepse kam qenë i bllokuar në gjoks dhe fyt”, ka thënë Mustafa, në një prononcim për Klan Kosova.

“Jam testuar të shtunën në mëngjes, ka ardhur mjeku dhe më ka testuar. Ka qenë një test i zakonshëm. Pastaj lajmin se jam i prekur me COVID-19, ma kanë dhënë përmes telefonit.
Kam pasur pak panik, babi ka qenë në punë – unë kam ndenjur në dhomë derisa e qetësova veten dhe pastaj iu tregova familjarëve. Besoj se virusin e kam marrë në Hanover duke lozur me futbollistë të tjerë. Ilaçet do të vijnë nesër – jam në kontakt me mjekë dhe ata nesër do t’i sjellin ilaçet. Ata më kanë kërkuar që të pushoj dhe ta qetësoj veten. Tash jam në karantinë për 14 ditë”, ka thënë ai.

Mustafa luan në disa role, si në fazën e sulmit, si qendërsulmues, sulmues anësor dhe sulmues i dytë, ndërsa në treg vlen 100 mijë euro.

Në janar të vitit të kaluar, ai iu bashkua ekipit të dytë të Hannover 96, pas transferimit në vlerë 100 mijë eurosh nga ekipi i dytë i Klautern. Të gjithë karrierën e tij me klube e ka kaluar në Gjermani me dy klubet e lartpërmendura, ndërsa si i ri kishte luajtur edhe për Saarbrucken.

Mustafa i kishte zhvilluar gjithsej shtatë ndeshje për ekipin kombëtar U-19 dhe atë U-21 të Shqipërisë, ndërsa i ka zhvilluar edhe tri ndeshje për ekipin U-21 të Kosovës.

Ai luajti me Kosovën gjatë ndeshjeve të shtatorit, tetorit dhe nëntor të vitit të kaluar, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U-21, duke u paraqitur në ndeshjet kundër Anglisë, Austrisë dhe Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan