Kampion bote, pa luajtur asnjë ndeshje me kombëtaren

Portieri i Francës Alphonse Areola është bërë i pari kampion botë në 36 vjet që fiton këtë trofe të cilin e ëndërrojnë mijëra futbollistë në të gjithë botën, pa luajtur asnjëherë me kombëtaren e tij. Portieri i tretë i “Gjelave”, 25 vjeç, puthi trofeun e lakmuar dhe zbriti në Paris nga Moska me medaljen e kampionit, por ende nuk ka zbritur në fushë qoftë edhe për një minutë me skuadrën e parë.

Lojtarë që nuk luajnë në turne dhe marrin medalje, ka disa. Si Erik Durm i Borussia Dortmund në Gjermaninë kampione katër vjet më parë, apo Victor Valdes, i cili nuk luajti fare për Spanjën në Botërorin e vitit 2010. Por të paktën mbrojtësi gjeman dhe portieri i Barcelonës kishin luajtur minimumi një ndeshje me kombëtaret respektive.

Për të gjetur një tjetër lojtar që pa debutuar me skuadrën përfaqësuese të shpallet kampion botë duhet të kthehemi në vitin e largët 1982. Dhe ai është një emër i madh i futbollit Botëror, ikona e Italisë Franco Baresi. Me të edhe portieri Giovanni Galli, i cili ende nuk kishte debutuar me kombëtaren.

Barezi do të fitonte më vonë gjashtë tituj kampion me Milanin dhe tre Kupa Kampionësh, por para se Italia të triumfonte në Spanjë nuk kishte asnjë ndeshje me përfaqësuesen edhe pse ishte 22 vjeç atëhere. Më pas ai luajti 81 herë për kombëtare në 12 vjet dhe për pak sa nuk e fitoi në fushë një tjetër Botëror, kur humbi nje penallti në finalen kundër Brazilit në vitin 1994./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan