Kampionati Evropian i Atletikës, Izmir Smajlaj kualifikohet për në finale

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
6 Gusht 2018 19:19

Izmir Smajlaj është kualifikuar për në finalen  e kërcimit së gjati për meshkuj, në kampionatin Evropian të Atletikës, që po zhvillohet në Berlin të Gjermanisë.

Në garën kualifikuese, atleti ynë i cili është kampioni në fuqi i Evropës u rendit i shtati në baterinë A kualifikuese, ku kërceu 7.71 metra. Mjaftoi prova e parë që të siguronte finalen, pasi në të dytën dështoi, ndërsa e treta ishte e pasuksesshme, vetëm 7.6 metra. Finalja do të zhvillohet ditën e mërkurë, në orën 19:40. Ky është një sukses i madh i këtij sportisti që vazhdon të rikonfirmojë formën e tij shumë të mirë sportive të kohëve të fundit. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike