Kampioni Florian Marku: S’di të humb, shqiptarët më bënë të njohur

Ti mund ta lexosh kete ne 3 min.
29 Nëntor 2017 14:36

Florian Marku është sportisti shqiptar që ka ngritur lart emrin e Shqipërisë në disiplinat e kickboxing dhe MMA (Artet Marciale të Përziera).

Katër herë kampion Bote dhe një herë Europe, 25- vjeçari padyshim që ka bërë krenarë mbarë shqiptarët kudo me arritjet e tij. Para pak ditësh ai regjistroi një tjetër fitore në përballjen ndaj Sanches Mendes në Graz të Austrisë, ku arriti t’a mposhtë kundërshtarin vetëm pas një raundi.

Kampioni shqiptar në 79 ndeshje të zhvilluara deri më tani ka shënuar vetëm 4 humbje.

Në një intervistë për portalin tonë “eduasportin.com” Marku na ka rrëfyer hapat e parë në kickboxing dhe emocionet që përjeton në ring. Ndërsa tregon se përpara ka një tjetër sfidë me rëndësi, atë të 25 marsit në Tiranë.

Florian, regjistruat fitoren e radhës në Austri. Si u ndjetë?   

U gëzova shumë që u ndesha pas 4-vitesh në Austri. Jam ndjerë shumë mirë pasi njerëzit më pritën mirë dhe natyrisht që ndihem i lumtur për fitoren edhe pse nuk ishte ndeshje për titull.

Me kë e ndatë gëzimin e kësaj fitoreje pas ndeshjes?

Me familjen, shokët e mi që kishin ardhur nga larg për të më parë.

Kur e keni ndeshjen e radhës?

Me 10 shkurt kam një ndeshje tjetër në Linz, po në Austri dhe tjetrën e kam në Tiranë, me 25 mars.

Cilët janë synimet, objektivat e tu në këtë sport?

Ëndrra ime është të bëhem kampion i padiskutueshëm në UFC (Kampionati i dueleve ekstrem dhe në kickboxing në Glory.

Sa fitore keni regjistruar deri tani?

Kam zhvilluar 79 ndeshje, ku kam shënuar vetëm 4 humbje deri tani. Jam shpallur katër herë kampion bote dhe një herë Europe.

Në ndeshjet në Greqi ju duartrokasin vetëm shqiptarët apo edhe grekët?

T’iu them të drejtën kam pasur përkrahje edhe nga grekët, por nuk diskutohet që shqiptarët janë ata që më bënë me të vërtetë të njohur dhe që gjithmonë më mbështesin.

Cili është kundërshtari që do doje të ndesheshe?

Nuk kam ndonjë në mendje për momentin por gjithmonë me më të mirët dua të ndeshem.

Nga ju ka lindur pasioni për këtë sport? Si e keni nisur?

Që fëmijë më pëlqente të grushtoja (qesh). Kam qenë fëmijë pak i prapët, përfshihesha edhe në sherret në lagje, rrugë. Jam zënë shumë herë. Më pas në moshën 12-vjeçare fillova të ushtroja kickboxing. Që nga ajo moshë e deri më sot stërvitem intensivisht tre herë në ditë që të arrij me sukses objektivët që kam.

Vazhdoni stërvitjen në Greqi?

Në Greqi jam rritur që nga mosha 8-vjeçare, atje jam stërvitur por tani jam shpërngulur në Austri, kam hapur palestrën time këtu. Kam tre trajnerë që më stërvitin, njëri për frymëmarrje, tjetri për kickboxing ndërsa një tjetër për Jijujitsu.

Çfarë mendoni kur futeni në ring?

Që nuk humbas dot.

Po nëse humbisni?

Kam 7 vite pa humbur, e kam harruar atë lloj ndjesie. Por, normalisht që ndodh edhe të humbasim. Por, unë nuk kam për të humbur më.

Cila është ndeshja më e bukur dhe më e vështirë që keni bërë?

Ndeshja më e bukur dhe njëkohësisht më e rëndësishmja ka qenë kundra grekut Stamatis Bitakos. Më e vështira? Mendoj se çdo përballje ka vështirësitë e saj.

Intervistoi: Eva MARKU

E bujshme! Shqipëria siguron medalje në Evropian

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
24 Prill 2018 16:21
Aty ku nuk e prisnim aspak

Ka vetëm një dyshim, materiali i medaljes do të jetë i artë apo i argjend? Boksierja shqiptare, Elsidita Selaj, na ka bërë krenar dhe në gjysmëfinale, pasi ka arritur të fitojë me rezultatin e pastër 5 me 0 kundër irlandezes Kelly. Pretendente ishte irlandezja, por shkodrania fitoi pastër me rezultatin 5-0. Selaj mposhti kundërshtaren e saj me rezultatin 5-0. Vendimi i gjyqtarëve ishte i tillë 29-27, 29-27, 29-27, 29-27, 30-26. Ky është një rezultat fantastik për Selajn që do të mundohet të arrijë medaljen e artë në Evropianin U-18 që po zhvillohet në Abruzzo të Italisë.

Shkodrania fitoi ndeshjen e parë duke mposhtur kundërshtaren kroate. Shkodrania garon deri në peshën 75 kg dhe ka cilësi shumë të mira. Selaj nuk hasi shumë vështirësi në ndeshjen e parë, pasi e dominoi totalisht kundërshtaren. Vendimi i gjyqtarisë për ndeshjen e saj ishte unanim. Aventura e saj në këtë Evropian nuk mbaron këtu, pasi tashmë pret të ndeshet në finale. Nëse arrin të fitojë dhe finalen atëherë do të ishte medalja e parë e artë për boksin e femrave në vendin tonë. Ky rezultat është shumë pozitiv për Shqipërinë, pasi sporti i boksit te femrat nuk është i përhapur.  

Trajneri i saj, Jetmi Kuçi, ka shumë besim te aftësitë e Elsiditës dhe beson se do të korrë suksese të mëdha me të. Elsidita është një ndër femrat e radha që merren me boks në Shqipëri dhe duhet përkrahur dhe mbështetur për guximin që ka. Fakti që stërvitet nga një ish-boksier i madh si Kuçi e bën më të lehtë për të.

Sporti i boksit është një ndër sportet që na ka bërë krenar dhe në arenën ndërkombëtare. Sportistët shqiptarë ja kanë dalë që mes 101 vështirësive të zhvillojnë paraqitje të mira, pavarësisht se nuk jemi në atë nivel që të pretendojmë të fitojmë medalje evropiane apo botëror. Në fakt, boksierët që i kanë arritur numërohen me gishtat e njërës dorë. Nelson Hysaj, Rexhildo Zeneli dhe Jurgenj Uldedaj kanë sjellë në Shqipëroi medalje evropiane për moshat. Femra e parë që do të marrë medalje është Elsidita Selaj. /EDS

Medalja e parë në boksin e femrave, Shqipëria gjen kampionen

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
23 Prill 2018 12:20
Nuk ndalemi me kaq

Sporti i boksit është një ndër sportet që na ka bërë krenar dhe në arenën ndërkombëtare. Sportistët shqiptarë ja kanë dalë që mes 101 vështirësive të zhvillojnë paraqitje të mira, pavarësisht se nuk jemi në atë nivel që të pretendojmë të fitojmë medalje evropiane apo botëror. Në fakt, boksierët që i kanë arritur numërohen me gishtat e njërës dorë. Nelson Hysaj, Rexhildo Zeneli dhe Jurgenj Uldedaj kanë sjellë në Shqipëroi medalje evropiane për moshat.

Këtë herë, Shqipërinë e nderon një vajzë. Bëhet fjalë për shkodranen Elsidita Selaj që ushtron sportin e boksit dhe po korr suksese të mëdha. Në Shqipëri është absolute, pasi dhe konkurrenca nuk është shumë e madhe, por shqiptaria po e tregon veten dhe në arenën ndërkombëtare. Ajo ka marrë pjesë në Evropianin U-18 që po zhvillohet në Abruzzo të Italisë dhe ka arritur të kalojë me sukses ndeshjen e parë.

Shkodranja ka fituar ndeshjen e parë dhe tashmë ka kaluar në gjysmëfinale. Ajo ka  mposhtur kundërshtaren kroate, Zaja duke e kaluar turin e parë. Shkodranja garon deri në peshën 75 kg dhe ka cilësi shumë të mira. Selja nuk hasi shumë vështirësi në ndeshjen e parë, pasi e dominoi totalisht kundërshtaren. Vendimi i gjyqtarisë për ndeshjen e saj ishte unanim. Aventura e saj në këtë Evropian nuk mbaron këtu, pasi tashmë pret të ndeshet në gjysmëfinale. Nëse arrin dhe kalimin e gjysmëfinaleve ajo mund të luftojë për medalje të artë, pasi atë të bronzit pothuajse e ka siguruar.

Trajneri i saj, Jetmi Kuçi, ka shumë besim te aftësitë e Elsiditës dhe beson se do të korrë suksese të mëdha me të. Elsidita është një ndër femrat e radha që merren me boks në Shqipëri dhe duhet përkrahur dhe mbështetur për guximin që ka. Fakti që stërvitet nga një ish-boksier i madh si Kuçi e bën më të lehtë për të. /EDS/

Dënimi 1 shekull më parë, Stallone bind Trump t'i japë faljen boksierit

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
22 Prill 2018 18:49
Afro-amerikani kampion bote në 1910

I dënuar për imoralitet në vitin 1913. Faji i tij ishte se transportoi një grua të bardhë përtej kufijve të shtetit (shtet brenda SHBA-ve), pavarësisht se ajo grua e bardhë ishte e fejuara e tij. Tani me kërkesë të Sylvester Stallone, i cili i kërkoi mikut të tij, presidentit të SHBA-ve, Donald Trump falje të plotë, ky faj mund t’i hiqet. Bëhet fjalë për kampionin e parë të peshave të rënda të vitit 1908, boksierit me ngjyrë Jack Jonson.

Ai u vu në pranga, pasi u arratis drejt Britanisë së Madhe dhe më pas u rikthye prapë në SHBA për të vuajtur dënimin. Gjykata vendosi që ai të vuante 1 vit heqje lirie. Trump lajmëroi për vendimin në Twitter. Përpara tij, presidentë të tjerë, edhe pse kishin thënë se synonin t’ia hiqnin dënimin boksierit, nuk e bënë, përfshirë presidentin afro-amerikan Barack Obama.

Jack Jonson konsiderohet si një nga boksierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai u shpall kampion i botës në 1910 dhe e mbajti këtë titull deri në 1915. Vdiq në një aksident rrugor në 1946./EDS/

Floyd Mayweather bën deklaratën e madhe, synohet supersfida në Octagon

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
17 Prill 2018 11:22
Boksieri gati të ndeshjet në UFC

Floyd Mayweather jep lajmin e bujshëm se mund të rikthehet nga tërheqja për t’u përballur me sërish me Conor McGregor, por kësaj radhe nën rregullat e UFC dhe jo në një ring boksi. Të dy u përballën Gushtin e kaluar në Las Vegas, që u konsiderua në një nga përballjet me të forta të historisë, kjo dhe për vet të ardhurat që gjeneroi. Megjithatë, boksieri amerikan konfirmoi se është i gatshëm të arrijë akordin për një tjetër ndeshje në Octagon, por kësaj radhe nën rregullat e Arteve Marciale Mikse. Në një intervistë të dhënë, Mayweather deklaroi: “Tërheqja ka qenë e mirë, por siç e dinë të gjithë, unë u tërhoqa dhe u riktheva sërish. A mund ta përsëris diçka të tillë? Sigurisht që po, por nëse do të më duhet a ta bëj diçka të tillë, do ta bëj në Octagon. Fola me skuadrën time dhe Al Hayman tha jo. Nëse arrijmë akordin me Dana White dhe UFC për të zhvilluar një super përballje, rivali i mundshëm do të jetë Conor McGregor, edhe pse ende nuk e dimë.”

Më pas 41-vjeçari vijoi: “Mund të bëjmë një marrëveshje për disa përballje. Por duhet të përfshihet edhe Showtime dhe CBS nëse bie dakort për diçka të tillë në MMA. Mendoj se kur arrin në një status kaq të lartë, duhet të tregosh që një njeri me klas dhe të sillesh si i tillë. Që do të thotë se kur u ndeshëm të dy, të dy e shitëm takimin, e gjithë bota e dashuroi atë që në bëmë. Por jashtë ringut ti duhet të sillesh si një kavalier i vërtetë.” Gjithsesi pikëpyetja qëndron te McGregor, i cili për momentin po përballet me disa probleme me ligjin, pasi u arrestua në fillim të muajit, pas trazirave që shkaktoi në New York. Irlandezi hodhi disa objekte në autobusin e yllit të UFC, Khabib Nurmagomedov, duke shkaktuar dëme materiale. Edhe pse Mayweather konsideron se rivali i tij duhet të përballet me gjëra të tjera, ai nuk e ka problem ta sfidonte sërish: “Unë mund të bëj gjithçka që dëshiroj, kur dua dhe si të dua.” /EDS/