Kampioni i Kosovës luan ndeshjet parakualifikuese të Ligës së Kampionëve në Zvicër, mësohen edhe datat

30 Qershor 2020

Ndeshjet parakualifikuese për Ligën e Kampionëve këtë edicion do të zhvillohen në Zvicër.

Klubet kosovare tashmë janë njoftuar nga FFK edhe për agjendën e këtyre ndeshjeve, të cilat do të zhvillohen në muajin gusht.

Vendimi që ndeshjet të zhvillohen në Nyon të Zvicrës është bërë për shkak të pandemisë COVID-19.

UEFA do t’i mbulojë shpenzimet e transportit lokal dhe të organizimit të ndeshjeve, kurse klubet që do të marrin pjesë në këtë mini-turne do të duhet t’i paguajnë biletat e lojtarëve dhe stafit deri në Zvicër dhe shpenzimet e hotelit.

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen me 8 gusht, ndërsa finalja do të zhvillohet me 11 gusht.

Gjithashtu UEFA është përkujdesur që t’i aranzhojë disa hotele me çmime më të lira, mirëpo klubet nuk janë të obliguara të shkojnë në ato hotele.

Ndër të tjerash në këto ndeshje do të bëhen testimet për “COVID-19”, ndeshjet do të zhvillohen pa prezencën e publikut, si dhe do të kenë një numër të vogël nga anëtarët e stafit. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com