Kamza humbet me kundërshtarin “misterioz”

Kamza humbet me kundërshtarin “misterioz”

Skuadra e Kamzës ka humbur miqësoren e dytë kundër Alanyaspor-it. Ekipi i trajnerit Ramadan Ndreu humbi me rezultatin minimal 1-0. Goli u shënua nga Isaac Sackey në minutën e 33-të. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Bahçeşehir Schools Stadium”.

Takimi ishte i dominuar nga turqit, ndërsa Kamza u mundua të rivalizonte në momente të caktuara. Ekipi i Ndreut dallohej qartësisht se ishte pas ekipit të Alanyaspor-it. Ekipi turk ka një tjetër nivel, pasi është ndër skuadra më të mira të Superligës turke.

Alanyaspor-i ndodhet në vendin e 13-të në kampionatin turk. Një ekip me një buxhet shumë herë më të madh se Kamza. Klubi i Kamzës nuk ka qenë shumë i qartë për rivalin, pasi në lajmërimin e tyre për ndeshjen, tifozët mësuan se do të luajnë me skuadrën ruse të Alanya-s. Në të vërtetë, ekipi i tyre ka humbur me ekipin rus të Alanyaspor-it. /EDS/