REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Ekipi i trajnerit Ramadan Ndreu nuk e dinte me kë do të luante

Kamza humbet me kundërshtarin “misterioz”

12 Janar 2018 17:25

Skuadra e Kamzës ka humbur miqësoren e dytë kundër Alanyaspor-it. Ekipi i trajnerit Ramadan Ndreu humbi me rezultatin minimal 1-0. Goli u shënua nga Isaac Sackey në minutën e 33-të. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Bahçeşehir Schools Stadium”.

Takimi ishte i dominuar nga turqit, ndërsa Kamza u mundua të rivalizonte në momente të caktuara. Ekipi i Ndreut dallohej qartësisht se ishte pas ekipit të Alanyaspor-it. Ekipi turk ka një tjetër nivel, pasi është ndër skuadra më të mira të Superligës turke.

Alanyaspor-i ndodhet në vendin e 13-të në kampionatin turk. Një ekip me një buxhet shumë herë më të madh se Kamza. Klubi i Kamzës nuk ka qenë shumë i qartë për rivalin, pasi në lajmërimin e tyre për ndeshjen, tifozët mësuan se do të luajnë me skuadrën ruse të Alanya-s. Në të vërtetë, ekipi i tyre ka humbur me ekipin rus të Alanyaspor-it. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Dy talente nën urdhrat e Starovës

Talenti korean i Austrisë, në provë te Partizani

23 Janar 2018 13:59

Dy futbollistë janë vënë nën urdhrat e trajnerit Sulejman Starovës në seancën e sotshme stërvitore. I pari vjen nga Austria dhe luan si mesfushor qendror dhe në fakt duket e habitshme se si futbollisti ShpresaveKoresë së Jugut po testohet te kryeqytetasit, aq më pak që po luante në elitën e futbollit austriak.

Jin Hyun Lee është nën pronësinë e FC Pohang Steelers, kampione e Koresë së Jugut. 20-vjeçari në pjesën e parë të këtij sezoni ka luajtur te Austria Wien-ës. Aty ka bërë mirë, teksa është aktivizuar në 11 ndeshje dhe ka shënuar një gol. Klubi austriak e ka huazuar mesfushorin me të drejtë blerje dhe e ka nën kontratë deri në qershor.

Një tjetër i huaj po vëzhgohet nga stafi teknik i të kuqve. Henry Okebugu vjen nga skuadra e Egnatias. Sulmuesi nigerian po luan rregullisht me rrogozhinasit, por nuk ka shënuar dot asnjë gol. Bëhet fjalë për një lojtar të ri, vetëm 19 vjeç, që mund t’u shërbejë të kuqve dhe për të ardhmen./EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Eduasportin.com zbulon detajet e marrëveshjes

Luftëtari “shopping” te Flamurtari, rrëmben mesfushorin

23 Janar 2018 12:53

Luftëtari bën një tjetër goditje në merkaton e janarit. Gjirokastritët kanë rikthyer në skuadër mesfushorin Lejdi Liçaj. Futbollisti u largua në verë drejt Flamurtarit duke iu bashkuar skuadrës së Shpëtim Duros. Pas gjysmës së parë të sezonit me fanellën e vlonjateve, ai rikthehet me skuadrën e Luftëtarit.

Burime të sigurta pranë klubit të Luftëtarit për Eduasportin.com tregojnë se Liçaj do të vihet nën urdhrat e trajnerit Hasan Lika. 31-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë 1 vit e gjysmë me gjirokastritët duke qenë një përforcim i rëndësishëm për gjirokastritët.  

Numri një i stolit do të ketë një tjetër futbollist me eksperiencë në skuadër. Liçaj e njeh mirë ambientin në Gjirokastër dhe nuk do ta ketë të vështirë përshtatjen. Ai provoi fanellën e Luftëtarit në Kategorinë e Parë dhe Superligë. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Në tavolinë është vënë emri i një sulmuesi

Ka harruar ç’është futbolli, ia propozojnë Kukësit!

23 Janar 2018 12:17

Te Kukësi ka një “dashuri” për të panjohurit dhe lojtarët që kalojnë një periudhë kohe duke luajtur futboll me shokët, ata të lagjes, shkollës apo punës. Ka ndodhur shpesh të vijnë futbollistë që kanë muaj të tërë që nuk angazhohen në ndonjë klube dhe Superioren e shohin si shpëtim.

Pasi  vijnë në Shqipëri, shohin vendin, zbresin në fushë, marrin mendimin e trajnerit të klubit ku provohen, shumica prej tyre ikin. Ka edhe nga ata që qëndrojnë, por numërohen me gishtat e njërës dorë. Që të mos harrojmë: për ta shpenzohen edhe para, aq sa mund t’i jepeshin paga një të riu shqiptar për gjithë vitin. Gjithsesi, “paçin e dhënçin!”

Një nga këta lloj lojtarësh mund t’i vijë Kukësi. Ahmed Abdultaofik, kështu quhet sulmuesi anësor që i është propozuar Kukësit, madje ka edhe akord me të sipas “Panorama Sport”.  25 vjeç, nigerian, por kur ka luajtur për herë të fundit. Në futbollin profesionist figuron të jetë aktivizuar me Syrianska në ligën e dytë suedeze në korrik të vitit 2016. Pacult e ka në dorë.../EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Të kuqtë zyrtarizojnë përforcimin e radhës

Partizani prezanton mbrojtësin, nënshkruan 22-vjeçari (Video)

23 Janar 2018 11:22

Partizani zyrtarizoi afrimin e radhës. “Demat” prezantuan paraditen e sotme mbrojtësin Renato Gojkovic. Ai është 22-vjeç dhe një element i rëndësishëm për të ardhmen. Gojkovic u afrua me të kuqtë nga kampionati kroat i futbollit. Shtatlarti ishte pjesë e ekipit të NK Istra-s, por nuk ishte një titullar i padiskutueshëm.

Gojkovic nënshkroi një kontratë për dy sezone e gjysmë me skuadrën kryeqytetase. Lojtari do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Sulejman Starova. Boshnjaku do të zhvillojë seancën e parë stërvitore me grupin e futbollistëve të të kuqve.  

“Klubi ka mbyllur pozitivisht marrëveshjen me Renato Gojkoviç. Mbrojtësi 22 vjeçar, ështe afruar nga kampionati kroat ku është aktivizuar së fundmi në ekipin e NK Istra, ka nënshkruar me 15-të herë kampionët e vendit një kontratë për 2 vite e gjysëm. Gojkoviç pasi ka kryer vizitat mjekësore, do ti bashkohet sot skuadrës në seancën e radhës në program në orën 11:00. #MirsevjenNëFamiljenEKuqeRenat”, - shkruhet në njoftimin e klubit. /EDS/

 

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment